Roland Bejko: Sali të mundëm!

Roland Bejko përmes një statusi shkruan se urgani popullor në shesh e ka tashmë të qartë qëndrimin kundër Berishës dhe Ramës. Ai ka kujtuar bejejën 4 vjeçare të asaj pjese të demokratëve të cilët luftan dhe denoncuan skemën politik- krim-oligarki të cilën kishte ndërtuar Edi Rama me Sali Berishën. Në funksion të kësaj skeme ishte edhe marrja e vulës së PD dhe vendosja e opozitës në shërbim të kësaj kaste politike të korruptuar. Bejko sot kur populli në shesh po kërkon largimin nga politika dhe daljen para drejtësisë të dyshes, Rama-Berisha, i kujton këtij të fundit se "ti fitove një betejë, por ne fituam luftën".
Postimi i plotë
Vërtet fitove disa beteja, por ne po fitojmë luftën!
Ndërkohë që uragani popullor ka vërshuar në shesh ku kërkon qartësisht dorëheqjen e Edi Ramës dhe largimin e kastës së korruptuar politike 35 vjeçare për t'i dhënë fund tranzicionit me thirrjet Rama në burg, Berisha në burg, ky i fundit ka zgjedhur të bëjë Shvejkun me parimin "Ç'më duhet mua se ç'bëj unë"...duke postuar në faqen e tij të fcb pamje dhe video nga protesta madhështore e qytetarëve të revoltuar..
Por, nëse vini re në 353 komentet që i janë bërë, 90% e tyre e masakrojnë duke i kujtuar se protestuesit nuk kanë dalë aty në mbështetje, por kundër tij. I thonë të mos bëjë idiotin, sikur nuk kupton se çfarë ndodh, por të largohet nga kreu i PD një orë e më parë sepse është ai që po e mban Ramën në pushtet pasi ka bllokuar rotacionin etj, etj...
Kush guxonte më parë t'i komentonte Berishës në këtë mënyrë në faqen e tij?!
Përkundrazi, ai mbështetej në masën 90% prej tyre.
Ndërsa ne, që ishim kundër tyre, pra kundër Ramës e Berishës si e keqja e këtij vendi, sulmoheshim pa mëshirë me sharje, fyerje e kërcënime prej këtij 90%- ëshi...
E kam fjalën për periudhën kur ne pak demokratë guxuam t'i dilnim përballë Berishës dhe berishistëve duke refuzuar kthimin e tij në krye të PD, të bindur se ai, klani i tij dhe Rama ishin bashkë në ndarjen e Shqipërisë në copa, dhe së bashku ata ishin oligarkia politike, që me oligarkinë ekonomike e financiare, të lidhur fort me oligarkinë kriminale e kishin marë peng zhvillimin e vendit, kishin bllokuar demokracinë, dhe kriminalizuar ekonominë shqiptare.etj, etj.
Në atë kohë Berisha me ndihmën e Ramës fitoi disa beteja ndaj nesh, duke kulmuar me marrjen e vulës dhe logos së PD...
Me Berishën në krye të opozitës, i refuzuar nga shumica e shqiptarëve, Rama ndihej komod në krye të qeverisë. Këtu e kish burimin dhe gjithë ajo arrogancë prej tij, me idenë që mua nuk më mund dot askush, sepse nuk ka dikë tjetër që të më zëvendësojë...
Por ja që uji fle, por populli jo!
Sot, gota e durimit u mbush. Në Zvërnec u derdh. Dhe njerëzit vërshuan shesheve të Shqipërisë e të botës, kudo që shqiptarët jetojnë me thirrjet: Boll më! Shqipëria nuk është pronë e mafjes politike, por e shqiptarëve.
Të mundëm Sali!
Ti fitove disa beteja, por luftën po e fitojmë dhe do ta fitojmë ne që guxuam të të dilnim përballë, kur t'i merrje me vete shumicën... madie pate me vete edhe një pjesë të madhe të atyre që sot dalin me flamur kombëtar në krye të protestës popullore, të cilët, kur ti përpëliteshe në kufijtë midis vdekjes politike dhe jetës, të dhanë frymë, të ngjallën si për inatin tonë që të refuzonim...e për të keqen e tyre sepse ti po zgjat agoninë e ndryshimit duke qenë në krye të opozitës.
Por, shyqyr. Sot ata të kanë braktisur sepse e kuptuan që t'i u ktheve jo për ta, por për hallet e tua...
Tani shumica jemi ne. Ndoshta ata nuk janë me ne, por mendojnë e flasin si ne... Është populli i tradhëtuar nga ju. Sepse shumica tashmë thërret në protesta atë që ne me ekipin tonë e patëm refrenin e fushatës në Tiranë dhe në gjithë Shqipërinë tre vjet më parë; "T'i japim frymëmarrje Tiranës dhe gjithë Shqipërisë duke larguar përfundimisht oligarkinë politike, oligarkinë financiare dhe oligarkinë kriminale që në bashkëpunim me njëri-tjetrin i kanë zënë frymën zhvillimit të Tiranës dhe i kanë ngulur kthetrat si grabitqarë gjithë Shqipërisë të cilën, po e ndajnë midis tyre në copa, duke ndërtuar kulla e resorte me paratë e krimit, dhe kështu mbyllim hesapet njëherë e mirë me tranzicionin 35 vjeçar të sundimit të një klike ku pozitë e opozitë janë bashkë, siç e donte Ramiz Alia në 90-ën..."
Kjo ishte narativa jonë për pesë vite kur t'i u ktheve dhunshëm në krye të PD, kjo është narativa që artikulojnë përnatë, gjatë 21 ditëve në shesh protestuesit e shumtë... të cilët forcën e gjejnë te morali, tek e vërteta, kek e drejta, dhe jo te molotovi e fishekzjarret, te "revolta" jote e reme....
Ne jemi të vetëdijshëm që kjo do vonojë sepse ju të dy, Ti dhe Rama keni kapur sistemin e votës së lirë nga buron legjitimiteti i qeverisjes demokratike, me marrëveshjen e 2008, por ndryshimi do ndodhë, është i pashmangshëm, është jetik për këtë popull e për këtë vend.
Do ndodhë, sepse tashmë shqiptarët e dinë ku qëndron e keqja; "te aleanca e fortë Rama-Berisha, që ditën bëjnë sikur zihen për hallet e popullit, dhe natën ndajnë Shqipërinë në parcela....!"
Rënia juaj, është fillimi për "Një Shqipëri të re", Shqipërinë e drejtësisë, të meritës, të lirisë, dhe barazisë në shance, të ekonomsë së tregut me rregullat e konkurencës, të demokracisë!
Qytetarët të thonë largohu po të ka mbetur qoftë edhe pak dinjitet, por ti ke zgjedhur të bësh Shvejkun... Më mirë kështu. Mos u largo!
Që të ikni qesharakë dhe të turpëruar nga kjo jetë, të dy së bashku, si vëllezër siamezë...
Post scriptum: jeni të lutur të lexoni komentet që i bëjnë qytetarët me emër e mbiemër S. Berishës në faqen e tij të facebook-ut.
E masakrojnë pa iu dredhur qerpiku...
Ata tashmë nuk kanë më frikë prej tij, prej tyre. Kjo është shenjë lirie!
Po ndodh...
Ik Sali të bjerë Rama
ide
Zoti Rama, Algoritmi është pasojë!
Botërori, më shumë se futboll
Rama e Berisha, sa qesharakë përballë protestës!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128