EMRI/ Ndjekje si nëpër filma, arrestohet në Ksamil “Vis Korçari”! Përplasi makinat e policisë në arratisje! Dosja në SPAK, 2 identitetet dhe për çfarë dyshohet

21 Qershor 2026, 10:00 / AKTUALITET ALFA PRESS

EMRI/ Ndjekje si nëpër filma, arrestohet në Ksamil “Vis

Kapet në Ksamil “Vis Korçari”, përplas makinat e policisë por vihet në pranga.

34-vjeçari nga Elbasani, Elvis Koçi, alias Elvis Çaushllari, i njohur si “Vis Korçari”, është ndaluar mbrëmjen e djeshme pas një aksioni të përbashkët të forcave operacionale të Tiranës dhe Komisariatit të Policisë Sarandë.

Mësohet se efektivë nga Tirana ishin vënë në ndjekje të tij dhe e kanë pikasur ditën e djeshme në Ksamil. Rreth orës 22.30 është organizuar operacioni për kapjen e tij, në bashkëpunim me agjentë civilë të sektorit të krimeve të Sarandës.

Sapo ka pikasur forcat e policisë, Çaushllari ka kryer manovra të rrezikshme duke përplasur dy automjete civile të policisë dhe ka arritur të largohet. Menjëherë ka nisur ndjekja dhe nga Saranda janë nisur dhe forca të FNSH.

Pas 30 minutash, Çaushllari është pikasur nga agjentë të krimeve të Sarandës pranë një biznesi privat në aksin Ksamil – Butrint. Atij i është sekuestruar edhe automjeti, i cili rezulton në emër të të vëllait.

Nuk dihet ende arsyeja e ndalimit të Çaushllarit, por burime të pakonfirmuara ende bëjnë me dije se ai kërkohej pas një dënimi nga GJKKO.

Çaushllari njihet si person i përfshirë në përplasjen e bandave të Elbasanit dhe ka precedentë të rëndë penalë. Ai është arrestuar në vitin 2022 nga SPAK në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë”, por u lirua një vit më pas.

Në hetimet e mëparshme është folur edhe për armiqësitë e tij me grupin e Suel Çelës në Elbasan, madje i ka shpëtuar edhe një atentati në vitin 2020.

Po ndodh...

ide