Makineria e prodhimit të vajit të ullirit i këputi dorën dhe burri humbi jetën, arrestohet pronari

21 Dhjetor 2024, 12:05 / AKTUALITET ALFA PRESS

Makineria e prodhimit të vajit të ullirit i këputi dorën dhe
Policia në Tiranë ka arrestuar pronarin e një kapanoni për prodhimin e vajit të ullirit.

Kjo, pasi dyshohet se në objektin, që ai kishte në pronësi, një punëtor, duke punuar ka humbur jetën.

“Komisariati i Policise Nr.1, arrestoi në flagrancë shtetasit:

Xh.H, 55 vjeç, pasi në fshatin Barbas, Petrelë, tek një kapanon për prodhimin e vajit të ullirit,në pronësinë e tij, është dëmtuar shtetasi M.P, 67 vjeç, dhe për pasojë ka humbur jetën”, njofton policia.

Dje, u njoftua se 65-vjeçarit i kishte këputur dorën makineria e përpunimit të vajit të ullirit.

 

Po ndodh...