Shkon në tre numri i të vdekurve/ Aksidenti, çau bordurën e mbikalimit dhe ra mbi një tjetër automjet

9 Mars 2023, 22:39 / AKTUALITET ALFA PRESS

Shkon në tre numri i të vdekurve/ Aksidenti, çau bordurën

Ka shkuar në tre numri i viktimave, nga aksidenti tragjik i ndodhur mbrëmjen  e kësaj të enjteve tek mbikalimi i Saukut, ku automjeti tip  Audi A8 i drejtuar nga 24-vjeçari çau bordurën dhe ra nga mbikalimi i Saukut, duke përfunduar mbi kofanon e një automjetit tjetër.

Mediat kane raportuar se  ka humbur jetën 24-vjeçari që drejtonte Audin A8, duke e çuar numrin e viktimave në 3. Më herët u raportuar se nga aksidenti humbën jetën dy shtetase. Ndërkohë aktualisht dy të tjerë ndodhen të plagosur.

 

Po ndodh...

ide