Konfiskohen pasuritë e një personi në Elbasan, dyshohet se vijnë nga veprimtaria kriminale në Mbretërinë e Bashkuar

17 Prill 2025, 17:35 / AKTUALITET ALFA PRESS

Konfiskohen pasuritë e një personi në Elbasan, dyshohet se

Me kërkesë të Prokurorisë së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan,  u shpall fajtor për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287/1 i Kodit Penal, shtetasi L.C. si dhe u konfiskuan tre pasuri të paluajtshme me prejardhje nga veprimtaria e tij kriminale në Mbretërinë Bashkuar.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, në përfundim të gjykimit të procedimit penal nr.713, viti 2023 për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287/1 i Kodit Penal, në ngarkim të shtetasit L.C, konfiskoi pasuritë e mëposhtme:

Pasuria e paluajteshme e llojit “Apartament”,  ne qytetin e Elbasanit;

Pasuria e paluajteshme e llojit “Garazh”,  ne qytetin e Elbasanit; dhe

Pasuria e paluajteshme e llojit “Garazh”,  ne qytetin e Elbasanit;

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, mbetet gjithmonë e angazhuar në përmbushjen e detyrimit ligjor jo vetëm vënien para përgjegjësisë penale dhe dënimin e personave për veprat penale të pastrimit të parave, por sidomos për konfiskimin e pasurive me prejardhje nga veprimtari kriminale.

 

Po ndodh...