Përplasi me makinë punonjësin e Ministrisë së Jashtme teksa kalonte rrugën, arrestohet shoferi 62-vjeçar
17 Prill 2025, 17:20 / AKTUALITET

Është arrestuar 62-vjeçari i cili një ditë më parë përplasi para Ministrisë së Jashtme një prej punonjësve të ministrisë, teksa ky i fundit ishte duke kaluar rrugën.
Sipas policisë, në pranga ka rënë shtetasi me iniciale H.K., ndërsa i lënduar ka mbetur shtetasi me iniciale B. H., 28 vjeç.
Mësohet se 28-vjeçari ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.
“Arrestohet shtetasi H. K., 62 vjeç, pasi ditën e djeshme, në bulevardin “Zhan D’ark”, ka aksidentuar shtetasin B. H., 28 vjeç, këmbësor, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve”, njofton policia.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


