Kaloi kufirin nga Shqipëria në Malin e Zi me 76 kg kanabis në makinë, kapet 35-vjeçari
16 Nëntor 2024, 21:24 / AKTUALITET

Oficerët e Sektorit të Policisë Kufitare të Malit të Zi kanë arrestuar një 35-vjeçar, të cilit i është gjetur një sasi e madhe lënde narkotike.
Punonjësit e policisë në rrugën Poprati – Podgoricë në qytetin e Deljajit kanë kontrolluar një automjet me targa të Podgoricës, i cili lëvizte nga drejtimi i Shqipërisë.
Automjeti drejtohej nga P.Gj. 35 vjec, nga Podgorica, tek të cilët zyrtarët policorë kanë gjetur katër thasë të mëdhenj me kanabis, me peshë totale rreth 76 kilogramë.
Me urdhër të prokurorisë në Podgoricë, P.Gj. është ndaluar me kallëzim penal për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale të prodhimit, posedimit dhe shpërndarjes së paautorizuar të narkotikëve.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


