"Janë vjedhur 15 ton kokainë në Shqipëri”/ Artan Hoxha: Karteli i fuqishëm ka vendosur 30 milionë euro për vrasjen e grabitësve

Gazetari i njohur i kronikës, Artan Hoxha, ka bërë një deklaratë të fortë, teksa tha se 15 ton kokainë janë humbur në vendin tonë, pasi janë grabitur nga garantuesit e saj.
I ftuar në Euronews Albania, Hoxha tha se karteli që zotëron këtë ngarkesë ka vendosur një pagesë prej 30 milionë dollarësh për të vrarë ata që kanë marrë kokainën.
Po ashtu, gazetari tha se pas grabitjes së kësaj ngarkese kokaine, me vlerë rreth 200 milionë euro, qëndron një grup i fuqishëm kriminal.
Hoxha: Ka një ngjarje tjetër, kur të kërcasë e para, do më kujtosh. Kanë humbur 15 ton kokainë. Kanë ardhur dhe kanë humbur 15 ton në vendin tonë. Dhe po qarkullon një pagesë prej 30 milionë dollarësh për të vrarë ata që kanë marrë ngarkesën, dhe është karteli ai që e ka vendosur këtë pagesë.
Kanë zbarkuar 15 ton kokainë në Shqipëri dhe ata që kanë dalë garant për këtë ngarkesë e kanë grabitur. Sigurisht, ata që e kanë braktisur nuk janë çfarëdo njerëzish, pasi bëhet fjalë për 200 milionë dollarë. Kanë dalë garant se do ta prisnin ngarkesën dhe do ta çonin te baza e fshehur, ku më pas shpërndahet pjesë-pjesë.
Video Credits: Euronews Albania
Po ndodh...
ide
Klithma e bukur e protestës, kundër estabilishmentit Rama-Berisha
Një Shqipëri PA RAMËN, PA BERISHËN!
Përse protesta buçet: Rama në burg, Berisha në burg!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128