Siguroi kushtet për vrasjen e ‘Qorrit’ dhe ‘Sakatit’, 7 vite burg për Erio Zejnon

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dënuar me 7 vite e 4 muaj burg shtetasin Erio Zejno, i akuzuar për përfshirje në një grup të strukturuar kriminal dhe sigurimin e kushteve për kryerjen e vrasjeve.
Sipas vendimit të shpallur këtë të enjte, Zejno u gjet fajtor për veprat penale të “Sigurimit të kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Mbajtjes pa leje të armëve dhe municioneve” si dhe “Pjesëmarrjes në grup të strukturuar kriminal”.
Fillimisht, Gjykata e dënoi me 11 vite burg në total, por për shkak se procesi u zhvillua me gjykim të shkurtuar, ai përfitoi uljen e një të tretës së dënimit. Si rrjedhojë, dënimi përfundimtar u caktua 7 vite e 4 muaj burg.
Sipas dosjes së SPAK, Zejno akuzohet se kishte siguruar kushte dhe mjete për kryerjen e një atentati në Vlorë ndaj Inez Hajrullës i cili njihet si ‘sakati’ dhe Ervis Matodashaj i njohur me nofkën ‘qorri’.
Bashkë me Zejnon, SPAK çoi për gjykim edhe Leonard Luzin, Amarildo Nikollin dhe Muharem Koroveshin. Sipas organit të akuzës, ekzekutori i vrasjeve të Hajrullës dhe Matodashajt do të ishte Amarildo Nikolli, ndërsa Leonard Luzi ishte porositësi. Ndërsa dy të akuzuarit e tjerë, Zejno dhe Koroveshi, kanë siguruar armët për krimin.
Po ndodh...
ide
Klithma e bukur e protestës, kundër estabilishmentit Rama-Berisha
Një Shqipëri PA RAMËN, PA BERISHËN!
Përse protesta buçet: Rama në burg, Berisha në burg!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128