Operacioni për kapjen e të kërkuarit përfundoi me një efektiv të vrarë dhe një të plagosur. Hita mbërrin në policinë e Korçës

4 Qershor 2026, 15:10 / AKTUALITET ALFA PRESS

Operacioni për kapjen e të kërkuarit përfundoi me një

Drejtori i Policisë Skënder Hita ka mbërritur në ambientet e drejtorisë së Policisë së Korçës.

Kjo lëvizjen vjen pas ngjarjes së rëndë të ndodhur mëngjesin e sotëm, ku pas një operacioni të policisë, për kapjen e Violand Braçellarit, u vra një polic dhe një tjetër u plagos.

Më herët Hita, vizitoi te Trauma policin e plagosur, ku mbajti edhe një deklaratë për mediat, duke nënvizuar se do të bëhet një hetim i thelluar lidhur me këtë ngjarje, duke e cilësuar si të rëndë, humbjen e një efektivi të Policisë së Shtetit.

Po ndodh...

ide