I zhdukur prej 4 qershorit, gjendet i dekompozuar trupi i Elgant Koçit! Droni zbuloi vendodhjen

Një trup i dekompozuar është gjetur në një zonë malore mes Tiranës dhe Elbasanit, ndërsa janë se mund të bëhet fjalë për Eglant Koçin, 34-vjeçarin i zhdukur prej 4 qershorit.
Trupi nuk është gjetur i groposur. Ai është konstatuar gjatë verifikimeve nga ajri me dron, në një terren të vështirë, ku prej ditësh po zhvilloheshin kërkime intensive nga policia.
Identifikimi i viktimës pritet të kryhet përmes ekspertizave mjeko-ligjore dhe analizave laboratorike, të cilat do të përcaktojnë nëse trupi i përket Eglant Koçit.
Hetimet janë përqendruar te rrethanat e zhdukjes së 34-vjeçarit.
Armand Shakaj, i shpallur në kërkim si autor i dyshuar i ngjarjes, dyshohet se ka përdorur një karrotrec për të transportuar automjetin e tij drejt zonës së Ibës më 6 qershor.
Sipas hetuesve, automjeti mund të ketë shërbyer për transportimin e trupit, ndërsa përdorimi i karrotrecit dyshohet se është bërë për të shmangur kontrollet dhe dyshimet gjatë lëvizjes.
Nga pamjet e kamerave të sigurisë rezulton se Eglant Koçi ka humbur kontaktet me familjarët më 4 qershor, ndërsa dyshohet se trupi i tij mund të jetë mbajtur për një periudhë në automjetin e Shakajt.
Policia ka marrë në pyetje drejtuesin e karrotrecit, i cili ka shpjeguar se automjeti është transportuar pranë një servisi në zonën e Ibës pasi i ishte thënë se kishte pësuar defekt. Pas dorëzimit të mjetit ai është larguar, pa pasur dijeni për përmbajtjen e automjetit.
Ndërkohë, në ambientet e zyrës ku dyshohet se është mbajtur Eglant Koçi janë gjetur gjurmë mbetjesh baruti. Ekspertiza laboratorike pritet të përcaktojë rëndësinë e tyre për hetimin.
Paralelisht me verifikimin e trupit të gjetur, policia vijon kërkimet për lokalizimin dhe arrestimin e Armand Shakajt. Sipas burimeve hetimore, 41-vjeçari dyshohet se ka ndryshuar disa numra telefoni gjatë ditëve të fundit në përpjekje për t'iu shmangur gjurmimit nga autoritetet.
Po ndodh...
Sulmet ndaj Dumanit dhe heshtja e Berishës për Ilir Shtufin
ide
Aleanca e Vulave dhe Kullave, përballë Republikës së Re
Fillimi i fundit të pushtetit në Shqipëri...
Koherenca qesharake e opozitës!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128