I shpëtoi atentatit në Elbasan. Kush është Elton Kila? Suel Çela e kërkon të vdekur, urdhëroi ekzekutimin

Elton Kila ka qenë në shenjestër për t’u ekzekutuar edhe më herët. Një ditë më parë, ndaj Elton Kilës ishte organizuar një atentat, por dështoi.
Ditën e 29 marsit 2022, kur mbeti i plagosur dhe më pas u arrestua, Report Tv raporton se Nuredin Dumani ishte nisur për të vrarë Elton Kilën. Porosinë për vrasjen e Kilës, ia kishte dhënë Suel Çela.
Kila i njohur si "Oti i Elbasanit" që e duan të vdekur bandat në Elbasan bën një jetë luksoze. Ai rezultonte pronar i një jahti luksoz ndërsa nuk kursente fotografitë me shampanjë e mjete luksi, mes tyre edhe Ferrari.
Në vitin 2018 u vu në pranga pasi ishte i kërkuar për trafik droge në Itali. Po në këtë vit u vunë në sekuestro pasutritë e tij me vlerë 70 milionë lekë të reja.
Pasuritë që u vunë në sekuestro:
1. Nje ndërtesë 5-katëshe, me siperfaqe banimi 1502 m2, ne Elbasan
2. Njësi Shërbimi me sipërfaqe 400 m2, ne Elbasan
3. Nje siperfaqe toke prej 5200 m², ne Elbasan.
4. Sekuestro 100% të kuotave të zotëruara nga shtetasja I.K në shoqërinë tregtare “KILA TRANS” sh.p.k.
-
Emri/ Zgjidhet kryetarja e re e Gjykatës Kushtetuese
20 Shkurt, 10:54 -
Lihet në burg babai që vrau djalin me çekiç në Korçë
20 Shkurt, 10:53 -
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



