Hyn në fuqi ligji për rivlerësimin e pasurive dhe shitblerjet e shtëpive, taksa pëson zbritje nga 15% në 5%

Nga 1 janari 2026 të gjithë ata qytetarë që do të duan të hyjnë në tregun e shitblerjes së pronave të tyre do të jenë të kënaqur me hyrjen në fuqi të paketës fiskale për shkak të ndryshimeve të reja.
Kështu, sipas specialistëve, dy muajt e fundit të 2025 patën një stanjacion të zyrave noteriale të cilat nuk kanë pasur procedura shitblerje për apartamente, edhe pse ishte koha kur fluksi i emigrantëve u rrit.
Arsyeja është e thjeshtë: që nga 1 janari 2026 mund të kryhet rivlerësimi i banesave dhe taksa do të ulet nga 15 përqind që ka qenë, në 5 përqind.
Kjo u jep mundësi të gjithë atyre që kanë dashur të shesin apartamentet do të fillojnë procedurën e rivlerësimit të banesave të tyre për të përfituar nga taksa 5 përqind.
Por edhe qeveria me politikat e veta përfiton nga ky process, pasi vit pas viti, e ka rritur këtë prag të vendosur nga ajo vetë. Nëse më parë ka qenë 2 apo 3 përqind ky proces rivlerësimi, këtë vit ka shkuar 5 përqind, por që sërish është një ndihmë e madhe për të gjithë ata që janë në tregtinë e imobiliareve për të përfituar nga procesi.
Po ndodh...
Gjermania, “mallkimi” i Ramës dhe Berishës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
