Greqi, kapen 44 kg drogë në aeroportin e Athinës, 2 persona të arrestuar! Ambasada Amerikane zbuloi…

14 Nëntor 2025, 17:24 / AKTUALITET ALFA PRESS

Greqi, kapen 44 kg drogë në aeroportin e Athinës, 2 persona

Gjenden 44 kilogramë kanabis në aeroportin “Eleftherios Venizelos”, dy persona u arrestuan nga policia, që dyshohet se janë pjesë e një grupi kriminal ndërkombëtar.

Sipas “Protothema”, ata u përpoqën të importonin një sasi kanabisi hidroponik (skunk) të papërpunuar në Greqi, nëpërmjet Aeroportit Ndërkombëtar të Athinës.

“Në kuadër të kontrolleve të synuara për të parandaluar importimin e lëndëve narkotike në Greqi, pas përdorimit të informacionit nga Hetimet e Sigurisë Kombëtare (HSI) të Ambasadës Amerikane në Athinë, si dhe nëpërmjet verifikimeve, verifikimeve të kryqëzuara, analizës së të dhënave dhe krijimit të “profileve” të individëve (profilizimi), u vërtetua aktiviteti kriminal i dy të pandehurve”, informon media.

Të akuzuarit, kombësia dhe identiteti i të cilëve nuk u publikua, mbërritën me avion nga një vend i huaj dhe u kapën në zonën e mbërritjeve të aeroportit, ku iu gjetën në posedim 84 pako me kanabis, me një peshë totale prej 44 kilogramësh në bagazhet e tyre, me qëllim trafikimin e mëtejshëm.

Gjatë kontrolleve të kryera, u gjetën dhe u sekuestruan:

-Kanabis hidroponik i papërpunuar (skunk) me një peshë totale prej 44 kilogramësh

-2 telefona celularë dhe 2 valixhe

 

Po ndodh...

ide