Grabitën një pikë karburanti, dhunuan një person dhe qëlluan me armë, policia operacion për kapjen e dy vëllezërve

Policia ka zhvilluar një operacion për kapjen e dy personave, vëllezër me njëri-tjetrin, të cilët ishin shpallur në kërkim.
Në kuadër të operacionit të koduar “Brothers”, u vunë në pranga A. Ç., 21 vjeç dhe G. Ç., 27 vjeç (vëllezër), të dy banues në Krujë.
Policia thotë se 21-vjeçari ka qenë i dënuar me 3 vjet e 4 muaj burgim, si bashkëpunëtor në vjedhjen me armë, të një shume parash, në një karburant, në fshatin Arramerras, në vitin 2021.
Gjithashtu, dyshohet se në bashkëpunim me vëllanë e tij, shtetasi G. Ç., më datë 07.04.2024, kanë goditur me grushte shtetasin S. D. dhe më pas kanë qëlluar me armë zjarri, në ajër, për motive të dobëta.
Njoftimi:
Krujë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Brothers”, për kapjen e 2 shtetasve (vëllezërve) në kërkim për vepra të ndryshme penale.
Njëri prej tyre, i dënuar me 3 vjet e 4 muaj burgim, si bashkëpunëtor në vjedhjen me armë, të një shume parash, në një karburant, në fshatin Arramerras, në vitin 2021.
2 vëllezërit, në muajin prill 2024, dyshohet se kanë goditur me grushte një shtetas dhe më pas kanë qëlluar me armë zjarri, në ajër.
Komisariati i Policisë Krujë, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, bazuar në inteligjencën informative, ka organizuar dhe finalizuar operacionin e koduar “Brothers”, si rezultat i të cilit janë kapur dhe ndaluar shtetasit në kërkim: A. Ç., 21 vjeç dhe G. Ç., 27 vjeç (vëllezër), të dy banues në Krujë.
Shtetasin A. Ç., Gjykata e Apelit e ka dënuar me 3 vjet e 4 muaj burgim, për veprat penale “Vjedhja me armë”, e kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, si bashkëpunëtor në vjedhjen me armë, të një shume parash, në një karburant, në fshatin Arramerras, në vitin 2021.
Gjithashtu, dyshohet se në bashkëpunim me vëllanë e tij, shtetasi G. Ç., më datë 07.04.2024, kanë goditur me grushte shtetasin S. D. dhe më pas kanë qëlluar me armë zjarri, në ajër, për motive të dobëta.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

