Gjykata e Lartë rikthen për gjykim në GJKKO dosjen e Jorgo Goros

23 Prill 2026, 16:39 / AKTUALITET ALFA PRESS

Gjykata e Lartë rikthen për gjykim në GJKKO dosjen e Jorgo Goros

Gjykata e Lartë ka rikthyer këtë të enjte për rigjykim në Gjykatën e Posaçme dosjen e ish-kryebashkiakut të Himarës, Jorgo Goro.

Vendimi është marrë pas ankimimit dhe rekursit që ka depozituar pala mbrojëse për Goron, lidhur me sekuestrimin e pasurive të ish-kryebashkiakut.

“vendosi prishjen e vendimit nr. 39 (87-2025-261), datë 22.07.2025 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe vendimit nr.25, datë 13.03.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për sa i përket pikës 4 të disponimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, lidhur me konfiskimin e pasurive të paluajtshme, dhe dërgimin e çështjes për rigjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me tjetër trup gjykues”, thuhet në vendim.

Në vitin 2024, Gjykata e Lartë e kishte rrëzuar një tjetër rekurs të ish-kryebashkiakut Goro, për sekuestrimin e apartamentit. GJL rrëzoi vendimin e Apelit të datës 31 Korrik 2024, për sekuestrimin e apartamentit të tij, 81 metra katrorë, që kishte nd♪7rmarrë SPAK pas arrestimit të zyrtarit socialist.

Jorgo Goro u hetua nga SPAK për pasurinë e tij dhe ndaj tij u dhanë dy masa sigurie “arrest në burg” dhe aktualisht ndaj tij janë dhënë dy dënime, prej të cilëve një e ka vuajtur.

Goro është dënuar nga GJKKO për çështjen e tjetërsimit të tokave në zonën bregdetare të Himarës, teksa ka edhe një proces të dytë.

Po ndodh...