Shikoni momentin kur ushtria amerikane sekuestron anijen cisternë, po transportonte naftë nga Irani

Forcat amerikane kanë bllokuar një anije të sanksionuar që po transportonte naftë nga Irani, bëri të ditur Departamenti i Mbrojtjes në një postim në X.
Departamenti i Mbrojtjes ka publikuar një video ku duket ushtria amerikane që zbarkon në anijen cisternë dhe kontrollin e saj. Operacioni u ndërmor në Oqeanin Indian.
“Forcat amerikane kryen një ndërhyrje detare dhe një kontroll ndaj anijes pa shtetësi M/T Majestic X, e cila transportonte naftë nga Irani, në Oqeanin Indian”, thuhet në deklaratë.
Departamenti thekson se ushtria amerikane do të vazhdojë të ndalojë dhe kontrollojë anijet që dyshohen se “ofrojnë mbështetje materiale për Iranin”.
Ndërhyrja detare nënkupton ndalimin ose inspektimin e një anijeje nga marina, kur ajo dyshohet se është armiqësore ose shkel ligjin.
Overnight, U.S. forces carried out a maritime interdiction and right-of-visit boarding of the sanctioned stateless vessel M/T Majestic X transporting oil from Iran, in the Indian Ocean within the INDOPACOM area of responsibility.
— Department of War ???????? (@DeptofWar) April 23, 2026
We will continue global maritime enforcement to… pic.twitter.com/SWF6Jt9Ci4
Shtetet e Bashkuara kanë ndaluar dhjetëra anije që prej nisjes së bllokadës në Ngushtica e Hormuzit. Këto ndërhyrje nuk po kryhen pranë Iranit, por më larg, në ujërat e Oqeanit Indian.
“Ujërat ndërkombëtare nuk mund të përdoren si mburojë nga aktorë të sanksionuar. Departamenti i Luftës do të vazhdojë t’u mohojë aktorëve të paligjshëm dhe anijeve të tyre lirinë e veprimit në hapësirën detare”, siguroi ministria e drejtuar nga Pete Hegseth.
Ky zhvillim vjen në një kohë kur nënkryetari i parlamentit iranian ka deklaruar se Irani ka nisur të mbledhë tarifat e para nga anijet që kalojnë në Ngushticën e Hormuzit. Ai nuk specifikoi se cilat anije kanë paguar apo sa kanë qenë këto tarifa, dhe pretendimi i tij nuk është verifikuar nga BBC.
Më herët, Donald Trump kishte paralajmëruar se Shtetet e Bashkuara do të shënjestrojnë anijet që paguajnë Iranin për të kaluar nëpër këtë ngushticë strategjike.
Ndërkohë, një ditë më parë, Irani sulmoi tre anije tregtare që po përpiqeshin të kalonin në Ngushticën e Hormuzit dhe pretendoi se kishte sekuestruar dy prej tyre. BBC Verify ka analizuar pamjet e publikuara nga mediat iraniane, të cilat thuhet se tregojnë momentet e sekuestrimit.
Sipas raportimit të gazetares Lyse Doucet nga Teherani, qytetarët e zakonshëm janë të shqetësuar për gjendjen ekonomike, ndërsa udhëheqësit iranianë nuk tregojnë shenja tërheqjeje.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128