Gaba: Rama e gjeti krimin e organizuar me Bachelor në kanabis dhe i dhanë PHD në lëndët e rënda narkotike

13 Janar 2026, 23:53 / POLITIKË ALFA PRESS

Gaba: Rama e gjeti krimin e organizuar me Bachelor në kanabis dhe i

Në emisionin "Ora e Betit" ka qenë analisti, Gentian Gaba, i cili ka thënë se lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri është në interesin e SHBA. 

Sipas tij, korrupsioni dhe trafiku i drogës shqiptar nuk janë vetëm probleme të brendshme, por rrezikojnë edhe stabilitetin e rajonit.

Gaba theksoi se kanabizimi i vendit dhe mungesa e ndëshkimit politik e forcuan krimin e organizuar, i cili u shndërrua në rrjete të fuqishme të narkotrafikut.

“...Lidhet interesi kombëtar amerikan dhe siguria e tyre kombëtare me çëshjten e korrupsionit në Shqipëri.

E kemi dëgjuar që lufta kundër korrupsionit në Shqipëri përbën interes kombëtarë dhe për ta.

Pra do të thtoë që shqetësimet që shkaktojmë ne në rajon ose dhe në rajonin e tyre, për shkak të zgjerimit të narko trafikut shqiptar. Me një far bashkëpunimi siç u pa me qeverinë sepse kemi qenë këtu dhe kemi parë këtu se si u kanabizuar vendi.

Nuk mori përgjegjësi kush, vetëm u dënua për shpërdorim detyre ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri.

Kemi parë që e gjetëm krimin  e organizuar me Bachelor në Kanabis dhe i dhanë PHD në lëndë të rënda narkotike, duke krijuar një hap që kërcënon interesat e tyre.”- tha ai.

Po ndodh...

ide