Foto-emri/ Zhduket 33-vjeçari nga Berati, flet nëna

27 Shkurt 2023, 10:24 / AKTUALITET ALFA PRESS

Foto-emri/ Zhduket 33-vjeçari nga Berati, flet nëna

Prej më shumë se 10 ditësh Sokol Aga, 33 vjeç, banues në lagjen Uznovë në Berat është zhdukur. Familjarët kanë bërë denoncim në polici, ku kanë deklaruar se Aga ka dalë nga shtëpia e tij mesditën e 15 shkurtit dhe që prej asaj dite, familjarët e tij nuk e kanë parë më dhe nuk dinë asgjë për vendndodhjen e tij.

Nëna 63-vjeçare e Sokolit, gjatë denoncimit të bërë në polici, ka bërë dhe përshkrimin e të birit.


“Është 1.7 m i gjatë, me sy kafe dhe ditën e 15 shkurtit, kishte veshur një palë pantallona xhins ngjyrë blu, një xhup të zi lëkure dhe këpucë të zeza. Celularin e kishte lënë në shtëpi,”- ka thënë ajo.

 

Po ndodh...

ide