FOTO/ Autoboti me karburant u aksidentua me zetorin në Lushnjë, kush është i riu që ndërroi jetë tragjikisht

10 Tetor 2024, 21:33 / AKTUALITET ALFA PRESS

FOTO/ Autoboti me karburant u aksidentua me zetorin në Lushnjë, kush

Personi që shihni në fotot e mëposhtme është 25-vjeçari Petro Piti, i cili humbi jetën në aksidentin tragjik të regjistruar mbrëmjen e sotme në Kashtebardh, në aksin nacional Lushnjë-Berat.Ai ishte banues në Urën Vajgurore Berat, teksa  përveçse shofer ishte edhe pronar i një pike karburanti në vendin ku jetonte.

Petro Piti po transportonte karburant me autobot në momentin kur u përplas me një mjet bujqësor, zetor. Nga përplasja e fortë, autoboti përfundoi i përmbysur në një kanal kullues.

Ai mbeti i bllokuar për më shumë se një orë në autobot dhe u nxor pas vështirëve nga banorët e zonës, efektivët e Policisë dhe zjarrfikësit. Fatkeqësisht, ai nuk arriti dot të mbijetonte dhe ndërroi jetë në spital, pas plagëve të marra.

Të dy mjetet kanë qenë duke lëvizur në një drejtim. Dyshimet e para janë që drejtuesi i autobotit nuk e ka vënë re mjetin bujqësor dhe në tentativë për të shmangur përplasjen është përmbysur.

FOTO/ Autoboti me karburant u aksidentua me zetorin në Lushnjë, kush

 

Po ndodh...