EMRI/ Plagosja me thikë në Shkodër, këngëtari shkodran sulmohet në supermarket

14 Janar 2025, 11:37 / AKTUALITET ALFA PRESS

EMRI/ Plagosja me thikë në Shkodër, këngëtari shkodran

Këngëtari shkodran, Ademir Fresku është plagosur me thikë.

Ngjarja ka ndodhur pranë teatrit të qytetit në një supermarket, ndërsa ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes.

I plagosuri është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekeve.

Policia dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e plagosjes.

Dëmtoi me mjet prerës, një shtetas, gjatë një konflikti të çastit, Policia identifikoi autorin dhe vijon kontrollet për kapjen e tij.

Rreth orës 11:00, te sheshi “Demokracia”, dyshohet se shtetasi Gj. B., 50 vjeç, ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), shtetasin A. F., 30 vjeç, i cili është jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet për kapjen e shtetasit Gj. B.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.

 

Po ndodh...

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128