EMRI/ I dënuar për vrasje të mbetur në tentativë, arrestohet 58-vjeçari

16 Nëntor 2024, 14:35 / AKTUALITET ALFA PRESS

EMRI/ I dënuar për vrasje të mbetur në tentativë,
Policia e Elbasanit ka arrestuar një person të shpallur në kërkim, i dënuar për tentativë vrasjeje.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Wanted” është vënë në pranga shtetasi Luan Taragjini, 58 vjeç, banues në fshatin Grabovë, të Gramshit.

Luan Taragjini, në shtator të vitit 2017, në fshatin Lenie, ka tentuar të vrasë me armë gjahu shtetasin L. T. Gjykata e Apelit e ka dënuar atë më 21 Tetor të këtij viti me 10 vjet burgim për veprën penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

 

Po ndodh...