Emrat/ Aksident tragjik në aksin Shkodër-Hani Hotit, vdesin babë e bir

20 Shtator 2025, 19:45 / AKTUALITET ALFA PRESS

Emrat/ Aksident tragjik në aksin Shkodër-Hani Hotit, vdesin babë

Një aksident i rëndë është shënuar në aksin Shkodër-Hani Hotit. Aksidenti ka ndodhur në afërsi të rrethrrotullimit të Koplikut.

Automjeti me drejtues shtetasin V. B., rreth 32 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe është përplasur me një reklamë në rrugë.

Si pasojë e aksidentit, babë e bir kanë humbur jetën. Bëhet fjale për Valentin Bluda dhe Nikoll Bluda.

“Rreth orës 18:20, në aksin rrugor “Shkodër – Hani i Hotit”, automjeti me drejtues shtetasin V. B., rreth 32 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe është përplasur me një reklamë në rrugë.

Si pasojë e aksidentit, kanë humbur jetën në vendngjarje shtetasi V. B. dhe babai i tij, shtetasi N. B., 76 vjeç, pasagjer në automjet.”– njofton policia.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

 

Po ndodh...