Ekzekutimi mafioz i Elton Çiços/ Arrestohet në Athinë i shumëkërkuari Jani Aliaj
Arrestohet në Athinë i shumëkërkuari Jani Aliaj.
Ai është autori i vrasjes së Elton Çiços në vitin 2016.
Jani Aliaj është i dënuar me burgim të përjetshëm.
Ngjarja e rëndë ndodhi më 1 maj të vitit 2016 në hyrje të ish-Bllokut, brenda një lokali pranë stadiumit "Selmamn Stermasi" në Tiranë.
Pas krimit, Jani Aliaj arriti të largohet dhe u shpall në kërkim me akuzën e vrasjes për hakmarrje.
Operacion i përbashkët ndërkombëtar për kapjen e të kërkuarve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Finalizohet operacioni i koduar “IN TIME” në bashkëpunim me Policinë Greke.
Në Athinë kapet dhe vihet në pranga i shumëkërkuari Jani Aliaj, 47 vjeç, i dënuar me burgim të përjetshëm.
Departamenti i Policisë Kriminale, pas punës gjurmuese dhe sigurimit të informacionit, identifikoi vendndodhjen e Jani Alia, i cili fshihej në Athinë. Falë bashkëpunimit të ngushtë dhe shkëmbimit të informacionit mes Policisë së Shtetit dhe autoriteteve greke, Policia Greke finalizoi operacionin “IN TIME”, duke arrestuar këtë shtetas.
Interpol Tirana, në koordinim me Interpol Athinën, po vijon procedurat për ekstradimin e tij drejt Shqipërisë.
Policia e Shtetit mbetet e angazhuar për të çuar përpara bashkëpunimin ndërkombëtar në luftën kundër krimit të organizuar dhe për kapjen e personave të shpallur në kërkim.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
