Ekzekutimi i biznesmenit Mondi Mëhalla në Elbasan/ Gjykata lë në brug Nevzat Spahon

6 Dhjetor 2025, 12:47 / AKTUALITET ALFA PRESS

Ekzekutimi i biznesmenit Mondi Mëhalla në Elbasan/ Gjykata lë

Zhvillimet gjyqësore për vrasjen e biznesmenit Edmond (Mondi) Mëhalla, të ndodhur më 30 nëntor, hynë sot në një fazë të re, teksa Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan zhvilloi seancën për caktimin e masës së sigurisë ndaj të arrestuarit Nevzat Spaho, i dyshuar si bashkëpunëtor në ekzekutimin me armë zjarri të 43-vjeçarit.

Seanca u hap në orën 10:30, me dyer të mbyllura, sipas vendimit të gjykatës. Prokuroria e Elbasanit kishte depozituar një ditë më parë kërkesën me objekt “vleftësim ndalimi, caktim mase sigurimi”, duke kërkuar arrest me burg për Spahon.

Pas shqyrtimit të akteve të dosjes dhe pretendimeve të palëve, gjyqtari Elis Dine vendosi të pranojë kërkesën e prokurorit Gjergji Ceka, duke vlerësuar si të ligjshëm ndalimin e Nevzat Spahos dhe duke lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg”.

Avokati mbrojtës dhe vetë i hetuari kundërshtuan masën, duke kërkuar një alternativë më të lehtë dhe duke pretenduar se ndalimi ishte i pabazuar, por gjykata i rrëzoi këto argumente, duke theksuar se provat e administruara deri tani justifikojnë mbajtjen e tij në qeli.

 

Po ndodh...

ide