Efektivët shpërndahen në disa zona të Tiranës, mbi 1400 forca policore në gadishmëri për protestën e opozitës

Mbi 1400 forca policore janë angazhuar këtë të diel për mbarëvajtjen e protestës së thirrur sot nga opozita në orën 18:00.
Duke qene se protesta e opozitës nuk do të ketë podium por marshim, policia për të qenë e përgatitur për çdo situatë të mundshme, ka vendosur efektivë policie jo vetëm te Kryeministria, por edhe te Parlamenti dhe institucione të tjera.
Grupe me punonjës policie do të jenë të dislokuar edhe në disa zona të kryeqytetit.
Drejtori i komanduar i Policisë Sokol Bizhga ka zhvilluar mbledhje me vartësit e tij ku i ka dhënë porositë lidhur me protestën ku detyra kryesore është garantimi i sigurisë së qytetarëve dhe ruajtja e qetësisë duke iu shmangur provokimeve nëse do të ketë nga protestuesit.
Ndërkohë, disa rrugë qendrore do të jenë të bllokuara për automjetet. Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” do të mbyllet nga ora 09:30 deri në përfundim të tubimit.
Nga ora 15:00, bllokime do të ketë edhe në rrugët “Ukraina e Lirë”, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali”. Policia ka parashikuar rrugë alternative për të lehtësuar qarkullimin.
Efektivët gjithashtu apelojnë qytetarët të shmangin përplasjet dhe të distancohen nga veprimet që cenojnë rendin publik. Policia kërkon që qytetarët të tregojnë mirëkuptim për kufizimet.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
