Abuzime te Syri i Kaltër, shkarkohet nga detyra drejtori i AKZM-së në Vlorë

27 Mars 2026, 21:24 / AKTUALITET ALFA PRESS

Abuzime te Syri i Kaltër, shkarkohet nga detyra drejtori i AKZM-së

Pas denoncimit të publikuar nga Piranjat News është shkarkuar nga detyra drejtori i AKZM-së në Vlorë, Martin Goriçi, i cili u përfshi në një seri akuzash për abuzim me detyrën, nepotizëm dhe shkelje të ligjit në administratën publike.

Denoncimi, i shoqëruar me video, ngrinte dyshime serioze mbi mënyrën e menaxhimit të zonës së mbrojtur të Syrit të Kaltër.

Sipas informacionit të bërë publik, pretendohej se Goriçi kishte lejuar dhe favorizuar aktivitete të paligjshme nga një subjekt privat, i lidhur familjarisht me të.

Sipas dëshmisë së denoncuesit, individë të paautorizuar vendosnin tarifa për turistët që vizitonin zonën, ndërkohë që të ardhurat nuk kalonin në kanalet zyrtare shtetërore.

Po ashtu, aktiviteti zhvillohej edhe gjatë orëve të mbrëmjes, madje duke shoqëruar turistë në ambiente private, duke ngritur shqetësime për sigurinë dhe ligjshmërinë.

Më tej, denoncimi theksonte se personi i përfshirë ishte i punësuar në Bashkinë Gjirokastër dhe paralelisht ushtronte aktivitet në zonën e mbrojtur, duke e kthyer këtë në një “biznes familjar” në kurriz të pasurisë publike.

Pas publikimit të këtyre të dhënave dhe reagimit publik, autoritetet kanë ndërmarrë masën e shkarkimit të drejtorit, ndërsa pritet që rasti të ndiqet më tej për verifikime dhe përgjegjësi ligjore./Piranjat News

Po ndodh...

ide