E rëndë në Fier, makina përplas për vdekje këmbësorin

22 Shtator 2024, 13:51 / AKTUALITET ALFA PRESS

E rëndë në Fier, makina përplas për vdekje

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në unazën e qytetit të Fierit.

Një këmbësor është goditur nga një automjet dhe si pësojë e përplasjes së fortë ka marrë dëmtime të rënda në kokë.

Si pasojë e goditjes, këmbësori ka ndërruar jetë, megjithëse është transportuar me urgjencë në spitalin rajonal për ndihmë mjekësore.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të zbardhur dinamikën e aksidentit në fjalë. Mësohet se këmbësori po kalonte nga njëra anë e rrugës në tjetrën kur është goditur nga automjeti.

Fier/ Informacion paraprak

Rreth orës 13:15, në rrugën “Skënderbej”, Fier, shtetasi M. J., 47 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka përplasur këmbësorin, shtetasin L. Ç., 81 vjeç.

Si pasojë e përplasjes shtetasi L. Ç., ka humbur jetën.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar drejtuesin e automjetit, shtetasin M. J., në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

 

Po ndodh...

ide