E ëma ndërroi jetë, vajza akuzon mjekët për neglizhencë. Mjeku: Për mua robt janë si miza, s’e rruaj për njeri

Vdekja e papritur e një 62-vjeçareje para një muaji bëri që familjarët të hedhin akuza ndaj bluzave të bardha në Spitalin Rajonal të Durrësit. Ata shprehen se mjekët nuk i kanë dhënë nënës së tyre kujdesin e duhur duke i akuzuar për neglizhencë.
Eljana Koçi tregoi se e ëma kishte shenja infarkti dhe iu drejtuan Spitalit të Durrësit me shenja të qarta, por në fakt nuk u veprua në kohë. Mosveprimi në kohë nga ana e bluzave të bardha bëri që 62 vjeçarja të ndërronte jetë.
“Mjeku i urgjencës thotë se e mori specialisten që të shkonte ta shihte mamin, specialistja thotë s’më mori. Nga ora 07:00 deri në orën 12:00 mami u mbajt në urgjencë me morfinë, pastaj u nis për Tiranë. E gjithë vonesa solli vdekjen e saj” thotë Eljana.
Fiksi solli me zë dhe figurë përballjen e mjekut të urgjencës Durrës me mjeken specialiste, ku fajësonin njëri- tjetrin. Ku mjeku i urgjencës i drejtohej kardiologes se e kishte njoftuar, ndërkohë që kardiologia e mohonte të ishte njoftuar nga kolegu i saj.
“Unë s’jam budallaqe të mos zbres te pacientja” thotë kardiologia.
Në bisedë e sipër bashkë edhe me vajzën e të ndjerës mjeku i urgjencës Albion Kazazi shprehet: ”Njerëzit më duken si miza , secili të mbaj fajin dhe përgjegjësinë që ka, unë nuk e rruaj fare”.
Në bisedën që u transmetua në emisionin Fiks Fare të dy mjekët pranojnë se bëjnë ping-pong për fajtorin, duke harruar që bëhet fjalë për humbjen e një jete./TCH
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


