Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
Besmir Semanaj

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj dekretoi sot emërimin e Donika Hoxhës, si ambasadore në Kroaci.
Donika Hoxha do të shërbejë gjithashtu si ambasadore e Shqipërisë edhe në Bosnjë dhe Hercegovinë, jo rezident.
Në dekret thuhet se, “Presidenti Begaj dekreton emërimin në detyrë të Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Kroacisë, rezident, dhe Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Bosnjë dhe Hercegovinë, jo rezident”.
Më parë, Donika Hoxha ka shërbyer si ambasadore e Shqipërisë në Bullgari ku është nderuar edhe me Urdhrin e Kalorësit Madara të rangut 1 nga Presidenti i Republikës së Bullgarisë.