Detaje/ Shqiptari i vrarë sot në Greqi për një femër, pronar i një vile luksoze

Greqia është tronditur nga sherr i përgjakshëm mes një greku dhe një shqiptari i cili ka përfunduar me vrasjen e këtij të fundit.
Sipas informacioneve, 33-vjeçari e ka justifikuar aktin e tij të marrjes së pushkës së gjahut dhe qëllimit të 34-vjeçarit duke thënë se më herët kishte shqetësuar një grua që ndodhej në shoqërinë e tij.
Autori 33-vjeçar i vrasjes në Mykonos
34-vjeçari shqiptar që u qëllua për vdekje nga 33-vjeçari grek
Ngjarja e përgjakshme ndodhi në orën 6 të mëngjesit. Sipas informacioneve, para vrasjes ka pasur një përleshje mes autorit, i cili është pronar hoteli dhe sipas informacioneve të afërm të një të zgjedhuri në komunën e Mykonos, dhe viktimës për një grua.
Pas përleshjes, thuhet të njëjtat informacione, 33-vjeçari ka dalë nga lokali për t’u kthyer pak më vonë me një pushkë gjuetie në duar me të cilën ka qëlluar dhe ka plagosur për vdekje 34-vjeçarin.
Kur u arrestua, 33-vjeçari ishte në gjendje të keqe dhe ishte dukshëm nën efektin e alkoolit.
Sipas informacioneve, linja e mbrojtjes së 33-vjeçarit do të jetë dehja dhe përdorimi i herëpashershëm i drogës.
Më në fund theksohet se shqiptari jetonte prej vitesh në Mykonos dhe kishte blerë një vilë në një nga pjesët më të mira të “ishullit të erërave”.
-
-
FOTO/ Atentati në Elbasan, ja kush janë dy personat e arrestuar
20 Shkurt, 11:49
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


