Del fotoja e personit që vuri tritolin në banesën e Ilir Koçiljas

Policia e Durrësit ka zbardhur ngjarjen që ndodhi më 26 shkurt të këtij vitit ku një sasi ritoli shpërtheu në banesën e 35-vjeçarit Ilir Koçilja, i arrestuar si autori i vrasjes me thikë të Halili Kokës.
Sipas Policisë, autori që vendosi lëndën eksplozive është shtetasi Florian Llana, i cili rezulton se ka dalë nga Shqipëria, një ditë pas ngjarjes.
“U bë i mundur identifikimi i shtetasit të dyshuar si autor i vendosjes së lëndës eksplozive, Florian Llana.
Nga verifikimet e kryera rezulton se ky shtetas ka dalë nga Shqipëria, një ditë pas ngjarjes. Strukturat hetimore te Komisariatit të Policisë Durrës, pas një pune të thelluar hetimore, në drejtimin e Prokurorisë së Durrësit, bazuar në këqyrjen e kamerave dhe në inteligjencën policore, kanë bërë të mundur idemtifikimin e autorit të vënies së lëndës eksplozive në një banesë ku si pasojë e shërthimit pati vetëm dëme materiale”,– thuhet në njoftimin e Policisë.

Policia më tej sqaron se Florian Llana, tashmë i shpallur në kërkim reuzulton të jetë i dënuar edhe më parë për ngjarje të tjera kriminale të ndodhura në qytetin e Durrësit.
“Nga veprimet e shpejta dhe profesionale hetimore, administrimi i provave në vendngjarje, si dhe këqyrja e kamerave, dyshohet se autori është larguar me një automjet të marrë me qira, drejt lagjes nr. 6. Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u shpall në kërkim autori i dyshuar, shtetas Florian Llana, i dënuar më parë për ngjarje të tjera kriminale të ndodhura në qytetin e Durrësit”,- thuhet më tej në njoftim.
Policia ka nisur hetimet për lokalizimin dhe kapjen e autorit.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
