
Arrestohet gardiani i burgut të sigurisë së lartë në Fushë Krujë, tentoi të fusë në qeli 22 celularë

7 Shkurt 2025, 16:12 / AKTUALITET
Një gardian i burgut në Fushë Krujë është arrestuar pasi ka tentuar te fusë në qeli sende te ndaluara. Policia dhe SHKB sekuestroi 22 celularë, 3 doza kokainë dhe 30 koka përshtatëse karikuesi nga Android në iPhone. Pakot janë gjetur të hedhura në tarracën sipër depos së armatimit, pranë depozitës së gazit dhe nën Vendrojën Nr.1.
Lidhur me këtë ngjarje, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, në bashkëpunim me Prokurorinë e juridiksionit përkatës, po kryejnë veprime hetimore me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave dhe autorëve të tjerë të mundshëm.

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
Nga Namir Lapardhaja
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD
Nga Roland Lami

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
Nga Ermal Peçi!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128