Arrestimi i nënë e bir| Kush është gjyshja që publikonte nipin 10 vjeç duke sharë me fjalë të rënda?!

Më 19 Mars 2017, në rubrikën “Ka një mesazh për ty” të E Diela Shqiptare në Tv Klan u bë i njohur për publikun rasti i një nëne në prag divorci.
“Forca ime është im bir”, kështu u shpreh Englantina para se të niste rrëfimin e dhimbshëm që lidhej me djalin e saj të mitur.
Siç deklaroi e reja nga Kuçova në atë kohë, vjehrra e saj dhe i shoqi nuk e lejonin të takonte djalin.
Për ta bërë akoma më të qartë historinë, duke marrë versionet e të dyja palëve, Englantina pati një përballje televizive me Natashën një javë më vonë (26 Mars 2017). E vërteta e Natasha Rombulës ishte krejt e ndryshme. Sipas 67-vjeçares, nusja e saj nuk ishte e zonja të kujdesej për nipin dhe se vetëm “gjykata do jepte vendimin final për fëmijën”.
“Unë nuk ia lë se ajo është e papërgjegjshme. Vetë mamaja e Eglës më ka thënë se nuk ka besim tek ajo as për të larë e për të shpërlarë, për të hekurosur, si mund të kem unë besim për t’i lënë nipin tim?” shprehej e revoltuar Natasha.
Pse s’ke ardhur ta marrësh?”, i drejtohej ajo Englantinës. Ndërkohë, kjo e fundit e kundërshtonte duke hedhur akuza se vjehrra e saj “po e edukonte keq të birin duke e mbushur me urrejtje për të”.
Situata e tensionuar mes tyre nuk mbaroi këtu, daljet e tyre televizive ishin të shpeshta dhe pa asnjë konsensus.
Këtë të Mërkurë, historia ka marrë një kthesë tjetër. Duket se konfliktet nuk janë shuar për 6 vite me radhë, ndërsa Natasha Rombula dhe i biri i saj Armando Kumaraku kanë rënë në prangat e policisë. Arsyeja lidhet pikërisht me djalin e mitur, i cili sot është 10 vjeç.
Siç bën me dije Policia, ata u arrestuan në Sarandë pas një kallëzimi të bërë në Dhjetor të vitit të shkuar nga ish-nusja. Ata akuzohen se kanë përdorur të miturin në rrjetin social Tik Tok për të marrë shikueshmëri, duke e mësuar atë të përdorë fjalë banale.
Mjafton një kërkim i thjeshtë në këtë rrjet, për t’u përballur me një sërë videosh që fatkeqësisht e konfirmojnë rastin aspak të zakontë. Madje e moshuara, shfaqet herë pas herë duke u futur live me të birin 44 vjeçar, e ku nuk mungojnë ofendimet dhe gjuha denigruese ndaj ish-nuses.
Natasha Rombula dhe i biri Armando Kumaraku në fotot e mëposhtme:


Po ndodh...
Po vjen Republika e Re që shpalli Basha, përpara 10 vitesh!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



