Plagosja me thikë në Durrës, reagon policia: 45-vjeçari u godit nga…

21 Dhjetor 2025, 19:12 / AKTUALITET ALFA PRESS

Plagosja me thikë në Durrës, reagon policia: 45-vjeçari u

Policia e Durrësit ka reaguar pas plagosjes me thikë të një 45-vjeçari në zonën e Plazhit.

Uniformat blu bëjnë me dije se shtetasi me iniciale F.S., është goditur me thikë nga persona ende të paidentifikuar.

Njoftimi

Rreth orës 17:35, në lagjen nr. 13, Durrës, dyshohet se, gjatë një konflikti, është goditur me mjet prerës (thikë), nga persona ende të paidentifikuar, shtetasi F. S., 45 vjeç, banues në Tiranë, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.



Po ndodh...

ide