Bisedimet e paqes për Ukrainën, kryeministri britanik Starmer zhvillon bisedë telefonike me presidentin Trump

21 Dhjetor 2025, 20:37 / BOTA ALFA PRESS

Bisedimet e paqes për Ukrainën, kryeministri britanik Starmer zhvillon

Kryeministri britanik Keir Starmer, foli sot në telefon me Presidentin e SHBA-së Donald Trump, tha Downing Street në Londër.

Të dy udhëheqësit diskutuan luftën në Ukrainë dhe emërimin e Christian Turner si ambasador i ri në Uashington, thuhet në deklaratë.

Më herët, kreu i negociatorëve ukrainas Rustem Umerov, njoftoi se delegacioni ukrainas do të takohet përsëri sot me përfaqësuesit amerikanë në Miami, ku ndodhen që nga e premtja për bisedime mbi përfundimin e luftës me Rusinë.

“Dita e tretë e punës. Sot, me Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Andriy Gnatov, do të kemi një takim tjetër me palën amerikane”, tha ai në një postim në Telegram. “Po punojmë në mënyrë konstruktive dhe thelbësore. Presim përparim të mëtejshëm dhe rezultate praktike”, shtoi ai.

Të dërguarit specialë të SHBA-së do të takohen gjithashtu sot, për herë të dytë, me përfaqësuesin e Rusisë, Kirill Dmitriev.

Po ndodh...

ide