Vdekja e Sibelës/ Babai: Nëna e saj e çoi në këtë rrugë, të merret në pyetje

Babai i Sibela Abedinit, Artani, në një telefonatë në emisionin “Me zemër të hapur”, foli për rastin e vetëvrasjes së vajzës, pas shantazhit me foto intime të bërë nga Altin Çoku.
Babai i Sibelës tha se bashkëshortja e tij e ka çuar vajzën në këtë situatë. Sipas tij, ka qenë e ëma e vajzës, që ka pasur komunikim me Altin Çokun.
“Sibela nuk kishte shqetësim, me mua ka folur në mënyrë normale. I kam thënë që për një javë do të marr në Itali. Vajza ka qenë tek bashkëshorti në Kosovë. E ëma është imorale. Ta them me pastërti. Unë mendoj që nëna e Sibelës ka pasur lidhje me Çokun. Ai person ka përfituar nga kjo gjë dhe i ka bërë shantazhe vajzës. Kam dyshime tek gruaja ime, ajo të merret në pyetje, sesi Altin Çoku hyri në familjen time. Kam bërë 3 herë kërkesë për divorc dhe asnjëherë nuk jam thirrur për të bërë divorcin. Në Itali ka 5 vite që jam këtu. Sibela më ka thënë se ka shkuar në Kamëz, pasi burri i saj në Kosovë, kishte gjetur tjetër bashkëshorte. Mua bashkëshortja më ka futur 7 vite burg, sepse zonja më ka akuzuar për shfrytëzim. Jam dënuar padrejtësisht. Kam dyshime se bashkëshortja ime ka gisht në vrasjen e vajzës. Sibela më ka shprehur shpesh herë shqetësime, duke thënë se edhe në Kamëz kalonte keq”, tha babai i Sibela Abedinit, vajzës së vetëvrarë, pas shantazhit me video intime, të bërë nga Altin Çoku."
Po ndodh...
Po vjen Republika e Re që shpalli Basha, përpara 10 vitesh!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



