Armë zjarri dhe mina me telekomandë me vete, parandalohet ngjarja e rëndë në Lezhë

Një ngjarje e rëndë kriminale është parandaluar në Lezhë, ku policia ka vënë në pranga një 48-vjeçar që lëvizte i armatosur.
Policia njofton se ai është arrestuar te “Kryqëzimi i Shënkollit”, teksa lëvizte me taksi drejt Lezhës.
Gjatë kontrollit të ushtruar ndaj tij, uniformat blu gjetën armën e zjarrit pistoletë, dy mina me telekomandë dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan.
“Gjatë operacionit, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Shënkollit”, Lezhë, shërbimet e Policisë ndaluan për kontroll automjetin taksi ku udhëtonte si pasagjer shtetasi A. Z.
Nga kontrolli fizik i këtij shtetasi, Policia i gjeti 1 armë zjarri pistoletë me fishekë, dy mina me telekomandë, dhe municion luftarak.
Në përfundim të veprimeve procedurale u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. Z., 48 vjeç, banues në Pogradec, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, njofton policia.
Ndërkohë, autoritetet po hetojnë për të zbardhur ngjarjen kriminale që 48-vjeçari ishte nisur të kryente, si edhe të tjerë persona që mund të jenë të përfshirë.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

