Ambasadori gjerman takohet me kryetaren e KLP-së, Bergner: SPAK, sukses të jashtëzakonshëm në luftën kundër korrupsionit

Ambasadori gjerman Karl Bergner u takua sot me kryetaren e KLP-së, Mirela Bogdani dhe një sërë anëtarësh të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.
Ai nënvizoi rolin e rëndësishëm, që KLP luan në ruajtjen e pavarësisë, integritetit, cilësisë dhe efikasitetit të prokurorive në Shqipëri.
Bergner shprehu vlerësimin e tij për punën e përkushtuar të KLP-së dhe inkurajoi Këshillin të kryejë detyrat e tij në mënyrë aktive, me përgjegjësi dhe vetëdije.
Ambasadori theksoi sërish rëndësinë e zgjedhjes së ardhshme të pasardhësit në detyrë të Altin Dumanit si kreu i Prokurorisë së Posaçme SPAK.
“Nën drejtimin e Altin Dumanit SPAK ka arritur suksese jashtëzakonisht të rëndësishme në luftën kundër korrupsionit të të gjitha niveleve dhe krimit të organizuar. Eshtë e rëndësishme që të vazhdojë të mbahet ky kurs.
Ne kemi besim, se zgjedhja e ardhshme do të zhvillohet në mënyrë transparente dhe se çdo anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë do të orientohet në vendimin e tij vetëm prej përgatitjes profesionale të kandidatëve dhe integritetit të tyre të padiskutueshëm”, u shpreh ai.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


