U fut mbrëmë/ I dënuar për mashtrim, operacionalet arrestojnë në shtëpinë e BBVA3 konkurrentin

3 Mars 2024, 12:56 / AKTUALITET ALFA PRESS

U fut mbrëmë/ I dënuar për mashtrim, operacionalet
Strukturat e Forcës së Posaçme për Operacionet Speciale dhe Kërkimin bënë ndalimin e shtetasit Liam Osmani, 44 vjeç, teksa ai ndodhej në shtëpinë e Big Brother Albania Vip 3.

Prokuroria e Tiranës, më datë 09.05.2022, ka dërguar urdhrin për ekzekutimin e vendimit penal të datës 23.02.2022, për dënimin e këtij shtetasi me 2 vjet e 6 muaj burgim për veprën penale “Mashtrimi”.

Ky shtetas, në vitin 2019, nëpërmjet mashtrimit, ka përvetësuar 17 bileta turistike për në Gjermani, për të cilat nuk ka kryer pagesat përkatëse.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

U fut mbrëmë/ I dënuar për mashtrim, operacionalet

 

Po ndodh...

ide