Akuzohet për përdhunimin e një vajze, arrestohet 25-vjeçari i shpallur në kërkim!
17 Janar 2025, 16:43 / AKTUALITET

Një 25-vjeçar është arrestuar sot (17 Janar) nga Policia e Sarandës, pasi akuzohet për përdhunim.
Burime zyrtare nga Komisariati bënë me dije se i prangosuri është I. J., banues në Sarandë, i cili ka qenë i shpallur në kërkim.
“Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë i ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg”, për veprën penale “marrëdhënia seksuale me dhunë me të rritura”, sqaron policia vendore.
Pas veprimeve paraprake hetimore, dosja i kaloi Prokurorisë vendore, për sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes, për të cilën detajet janë ende të rezervuara.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Nga Sidi Hasanaj
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
Nga Patrik Sadikaj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

