Aksident në aksin Lezhë–Shëngjin, plagoset drejtuesi i një motoçiklete

1 Korrik 2025, 16:57 / AKTUALITET ALFA PRESS

Aksident në aksin Lezhë–Shëngjin, plagoset drejtuesi i

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e së martës në aksin Lezhë–Shëngjin, pranë zonës së njohur si Knalla. Drejtuesi i një motoçiklete ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me barrierat anësore të rrugës.

Si pasojë e përplasjes, drejtuesi mbeti i plagosur dhe u transportua me urgjencë në spitalin rajonal të Lezhës, ku po merr ndihmën mjekësore.

Policia ka nisur menjëherë hetimet për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

 

Po ndodh...

ide