Samiti i lidërve të Ballkanit Perëndimor/ Kurti në Shkup: Kosovës t’i garantohet qasje e barabartë në programet dhe instrumentet e BE

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në takimin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor për Planin e Rritjes, që u mbajt në Shkup të Maqedonisë së Veriut, nën tematikën “Stabiliteti, Uniteti dhe e Ardhmja”.
Kryeministri Kurti ishte pjesë e panelit të parë të diskutimit ndërmjet liderëve me temën “Plani i Rritjes: Vlerësim, puna e ardhshme dhe komunikimi”.
Në fjalën e tij, ai vlerësoi Planin e Rritjes të Bashkimit Evropian si një hap të rëndësishëm, duke theksuar se mbështetja e BE-së për vendet e rajonit duhet të jetë në përputhje me përkushtimin e tyre ndaj reformave, progresit demokratik dhe vlerave të përbashkëta evropiane. Në këtë kuadër, ai kërkoi që Kosovës t’i garantohet qasje e barabartë në programet dhe instrumentet e Bashkimit Evropian.
Kryeministri Kurti rikonfirmoi mbështetjen e Kosovës për nismat e BE-së në kuadër të Planit të Rritjes, përfshirë turizmin, mbrojtjen e konsumatorit dhe “Autostradën e Tregut të Përbashkët”, ndërsa propozoi tre sektorë të tjerë me potencial bashkëpunimi: shërbimet digjitale konkurruese, përfshirë zhvillimin e softuerëve, sigurinë kibernetike, inteligjencën artificiale dhe teknologjitë e strukturuara; sektorin e mbrojtjes; dhe sektorin e bujqësisë dhe përpunimit të ushqimit.
Në përmbyllje, kryeministri Kurti theksoi se siguria është parakusht për zhvillim dhe rritje, duke vënë në pah se Ballkani Perëndimor nuk është i shkëputur nga rrafshi gjeopolitik i Evropës. Ai mirëpriti angazhimin e Shteteve të Bashkuara për të parandaluar Iranin që të pajiset me armë bërthamore, si dhe vendimin e anëtarëve të NATO-s në Samitin e Hagës për të rritur shpenzimet për mbrojtje në 5% të Bruto Prodhimit Vendor./Telegrafi
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


