Aksident i rëndë në Sarandë, plagosen 2 pasagjerët! “Toyota” doli nga rruga dhe u përmbys, ja si është gjendja e të dëmtuarve
17 Janar 2026, 22:32 / AKTUALITET

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme, me pasojë dy persona të plagosur.
Ngjarja u shënua rreth orës 22:00, në rrugën “Karl Topia”, në Sarandë.
Mjeti tip “Toyota”, me targa AB 054 SH, me drejtues Ervin Oruçi, nga Ksamili, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.
Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur lehtë dy pasagjerët, Albion Qendra, 22 vjeç nga Ksamili dhe Vlavi Aliu, 21 vjeç, nga Tirana.
Pas ndihmës mjekësore në spitalin e Sarandës, të dëmtuarit kanë shkuar në banesë.
Policia e qarkullimit ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet hetimore.
Po ndodh...
Gjermania, “mallkimi” i Ramës dhe Berishës
Nga Bato Kosova
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128