Aksident i rëndë në Elbasan/ Përplasen tre makina, disa të plagosur! Një në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasdite e sotme në rrugën që lidh Universitetin “Aleksandër Xhuvani” me përroin e Zaranikës, në Elbasan.
U raportua se në aksident janë përfshirë tri automjete, ndërsa disa persona kanë mbetur të plagosur, ndërkohë njëri prej të lënduarve paraqitet në gjendje kritike, pasi ka marrë fraktura në kokë.
Ende nuk dihet numri i saktë i të lënduarve apo gjendja e tyre shëndetësore, por ekipet e emergjencës dhe policisë ndodhen në vendngjarje dhe po japin ndihmën e parë.
Shkaqet e aksidentit nuk janë bërë ende të ditura, ndërkohë që policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe përgjegjësitë e këtij incidenti të rëndë.
Më shumë detaje për gjendjen e të lënduarve dhe rretjanat në të cilat ndodhi ky aksident priten në në vijim. Ndërkohë njëri prej të lënduarve paraqitet në gjendje kritike.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128





