E rëndë në Greqi! Dy motrat gjenden të dekompozuara në banesën e tyre

8 Prill 2026, 11:07 / BOTA ALFA PRESS
E rëndë në Greqi! Dy motrat gjenden të dekompozuara në

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së Martës së Madhe, më 7 prill, në qytetin e Larisa, ku dy motra u gjetën të vdekura brenda apartamentit të tyre.

Sipas raportimeve të Larissanet, rreth orës 21:00, forcat e policisë hynë në banesë dhe zbuluan trupat e pajetë të dy grave, të moshës 76 dhe 83 vjeç. Burimet bëjnë me dije se trupat ndodheshin në fazë të avancuar dekompozimi. Menjëherë pas zbulimit të ngjarjes, është njoftuar prokuroria, ndërsa është urdhëruar kryerja e autopsisë për të përcaktuar shkaqet e sakta të vdekjes.

Deri në këtë fazë të hetimeve, autoritetet nuk kanë gjetur prova që të tregojnë për aktivitet kriminal. Ndërkohë, Departamenti i Policisë në Larisa ka nisur hetimet paraprake për të zbardhur plotësisht rrethanat e kësaj ngjarjeje tragjike.

Po ndodh...

ide