ZYRTARE/ Ka dalë nga akademia e Bajernit, klubi aktivizon klauzolën e futbollistit të grumbulluar me kuqezinjtë

29 Maj 2026, 23:44 / SPORT ALFA PRESS

ZYRTARE/ Ka dalë nga akademia e Bajernit, klubi aktivizon klauzolën e

Një nga risitë e këtyre muajve në grumbullimet e përfaqësueses Shpresa është edhe sulmuesi Benjamin Dibrani.

Qendërsulmuesi i rritur në akademinë e Bajern Mynih, ka spikatur në sezonin e tij të parë si pjesë e klubit të Merida në Spanjë.

Djaloshi 22-vjeccar, i grumbulluar nga trajneri Alban Bushi edhe për miqësoret e muajit qershor, ka qenë një nga lojtarët më të aktivizuar të këtij sezoni te Merida, duke luajtur 33 ndeshje, nga të cilat 18 si titullar me klubin e kategorisë së tretë spanjolle.

Kjo është arsyeja pse Merida ka vendosur që të aktivizojë klauzolën në kontratën e Dibranit, pasi ai kishte firmosur në verën e kaluar një marrëveshje 1+1 me spanjollët.

Tanimë, kontrata e tij do të përfundojë në verën e vitit 2027, ndërsa pritet që të jetë përsëri një titullar fiks i ekipit të drejtuar nga Fran Beltran. /Panorama Sport/

Po ndodh...

ide