Takimi në Tiranë, Ervin Salianji mbush sheshin me demokratë, mes tyre edhe Alesia Balliu

Ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji, i cili shpalli kandidaturën për kreun e Partisë Demokratike, por nuk u lejua të garojë, po zhvillon një takim me demokratët në sheshin para Akademisë së Arteve në Tiranë.
Në pamjet e publikuara në rrjetet sociale nga vetë Salianji, vihet re një numër i madh demokratësh, të cilët duket se kanë dalë kundër lidershipit të PD-së dhe kanë marrë pjesë në takimin e organizuar nga ish-deputeti demokrat.
Ajo që bie në sy në këtë takim është pjesëmarrja e Alesia Balliut, e cila, ashtu si Salianji, shpalli kandidaturën për kryetare të demokratëve, por sërish nuk u lejua të marrë pjesë në garën përballë Sali Berishës. Po ashtu, pjesëmarrës në këtë takim janë edhe disa figura të tjera të Partisë Demokratike.
Kujtojmë se Ervin Salianji prej kohësh ka dalë kundër vendimeve të marra nga kryedemokrati Sali Berisha dhe ka zhvilluar disa takime në qytete të ndryshme të vendit.
Po ndodh...
Hegjemonia e budallallëkut funksional!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128