Interi dhe Milani marrin në pronësi stadiumin “San Siro”, Prokuroria nis hetim për mashtrim në ankand për të favorizuar dy klubet

Interi dhe Milani tashmë janë zyrtarisht pronarë të stadiumit “San Siro” pasi janë mbyllur procedurat burokratike të transferimit të impiantit nga komuna e Milanos, në pronësi të të dy klubeve.
Kanë qenë vetë klubet që kanë dhënë sot njoftimin, duke bërë të qartë se kishin paguar edhe një pjesë të parave që shërbenin për të bërë të tyrin impiantin si dhe zonën përreth për shfrytëzim.
Por jo çdo lajm është i mirë, pasi paralelisht me blerjen e stadiumit, ka ardhur edhe një hetim i Prokurorisë Italiane, e cila dyshon se tenderi për blerjen e stadiumit ka qenë i manipuluar në favor të dy klubeve.
Një grup i quajtur “Si Meazza”, i cili ka si përfaqësues një promotor të njohur italian, Klaudio Trota, kishte bërë të ditur se kishte dashur të merrte pjesë në ankandin për të blerë stadiumin, siç parashikon ligji.
Trota ka denoncuar në Prokurori dhe është marrë në pyetje rreth këtij denoncimi, në të cilin argumentonte se procesi i ankandit, i hapur me datë 24 mars dhe i mbyllur më datë 30 prill, në të cilin përfshihej stadiumi dhe zona përreth, kishte një kohë shumë të kufizuar që të bënte të pamundur paraqitjen e ofertave të tjera përveç asaj të përbashkët të Milanit dhe Interit. Kësisoj, ai ka bërë denoncim për parregullsi në tenderin për shitjen e stadiumit dhe ka nisur zyrtarisht një hetim rreth kësaj çështje.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


