"Triumph" i Andi Lilës bën bis, fiton titullin e dytë radhazi në Futsal U-11

25 Janar 2026, 20:01 / SPORT ALFA PRESS

"Triumph" i Andi Lilës bën bis, fiton titullin e dytë

Triumph Academy bën bis në turneun e Futsal për moshën under 11. Ekipi i drejtuar nga traineri Mateo Metaj, ka triumfuar për herë të dytë radhazi duke merituar kupën e kampionatit të dytë në histori të futbollit në salla për mosha. Pas fitoreve radhazi në grup, në finale Triumph U 11 u përball me ekipin moshatar të Tiranës.

Një ndeshje e bukur dhe e luftuar deri në sekondat e fundit. Futbollistët e vegjël dhuruan super spektakël dhe gola si dhe një fair play sportiv.

Në fund, fitorja shkoi për Triumph U11 që fitoi me rezultatin 4 me 3 dhe kështu duke merituar kupën e kampionit për të dytën herë radhazi. K

y trofe është tregues i jashtëzakonshëm për Akademinë Triumph dhe punën e përkushtuar të drejtuesve Andi Lila dhe Endri Renxa, si dhe përkushtimin e jashtëzakonshëm të trajnerëve Mateo Metaj, Bjorn Aliaj e të tjerë njerëz të apasionuar me sportin e fëmijëve.

 

 

Po ndodh...

ide